Së paku pesë persona kanë vdekur nga një stuhi me erëra të fuqishme dhe reshje të mëdha të shiut, e cila i ka përfshirë disa vende të Evropës Perëndimore.
Dy gra, nënë e bijë, vdiqën në Poloni pasi stuhia e rrëzoi kulmin e një ndërtese në qendrën e skijimit në Bukowina, afër kufirit me Sllovakinë. Dy persona të tjerë u lënduan në këtë incident.
Në Suedi, një burrë u mbyt në ujë pasi barka me të cilën po lundronte në liqenin Fegen u përmbyt. Një person tjetër, i cili ndodhej në të njëjtën barkë, është zhdukur dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Dy burra, njëri në Slloveni e tjetri në Angli, vdiqën pasi veturat e tyre u goditën nga drunjtë e rrëzuar nga era, shkruan “Associated Press”, transmeton Gazeta Express.
Stuhia ka sjellë pasoja më të rënda në Britani të Madhe, ku shumë lumenj kanë dalë nga shtrati dhe i kanë vërshuar rrugët.
Kompanitë ajrore i kanë anuluar shumë fluturime. Njësoj kanë vepruar edhe operatorët e hekurudhave dhe transportit ujor.
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...