Të enjten do të jetë seanca e parë parlamentare e thirru nga kryesia e re e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë seancë që për herë të parë do të udhëhiqet nga Vjosa Osmani temë e diskutimit do të jetë miratimi dhe votimi i 14 komisioneve parlamentare.
Kështu bëri të ditur Vjosa Osmani, Kryetare e parlamentit të Kosovës pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, raporton arbresh.info
Osmani tregoj se për votimin e zvogëlimit të komisioneve parlamentare do të nevojiten 2/3 e deputeteve.
Ndërsa tregoj edhe se si është bërë ndarja e komisioneve për parti duke përfshirë edhe PDK-në ndonëse sot bojkotoj mbledhjen.
“Vendosem më unanimitet të anëtareve që të përcjellim për seancën e radhës të enjten konstituimin e Komisioneve parlamentare. Do të jenë gjithsej 14 komisione. U bë përzgjedhja sipas formulës partisë PDK-së i kanë mbetur 3 komisione më të rëndësishme ndërsa partitë e tjera kanë bërë përzgjedhjen sipas radhës e formulës. Është bërë edhe përzgjedhja e nënkryetareve. Nga grupet parlamentare është kërkuar që deri të mërkurën të dërgohen edhe emrat e anëtareve. U vendos që të enjten të jetë seanca e radhës. Komisioni për diasporë nga AAA për integrim evropian nga LDK, komisioni për arsim nga LDK , komisioni për buxhet nga VV, komisioni për ekonomi nga NISMA , komisioni për shendetsi nga AAK, komisioni për të drejta të njeriut nga 6+, komisioni për AKI-në nga PDK”.
Kryetarja Osmani madje pati përgjigje edhe për PDK-në dhe bojkotin e tyre.
Sipas saj kjo parti kanë tjetër problem e jo foton e Presidentit Thaçi.
“Nuk ka një vendim për heqje të fotove secili që ka qenë në kabinetin tim e finë shumë mirë se fotoja vetëm është zhvendosur. Kjo temë është e mbyllur PDK e ka bojkotuar punën që nga 3 shkurti kur u votua Qeveria e Kosovës, bojkoti i tij është politik dhe s’ka të bëjë më këto tema që po i përdorin. Pse e bëjnë këtë bllok politik është çështje që duhet ata të tregojnë. Deputet e opozitës më shumë se sa detyrim ndaj kuvendit kanë detyrim ndaj qytetarëve të cilët e kanë votuar”./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2841142565954336/
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...