Tërmeti i 26-nëntorit dëmtoi rëndë banesën e familjes Doci, në Fushë-Mamurras, duke e bërë të pabanueshme e duke lënë pa një çati 8 anëtarët e saj, 5 prej të cilëve fëmije të mitur.
Irena, e zonja e shtëpisë tregon tmerrin e asaj dite dhe vështirësitë që po kalon nga ai moment.
Një kontenier i vendosur në mes të oborrit është strehëza e 8 pjesëtarëve të kësaj familje për më shumë se dy muaj ndërsa më e vështirë ka qenë situata në këto temperatura mjaft të ftohta për 5 fëmijët e mitur.
Shtëpia që u dëmtua nga tërmeti është e ndërtuar shumë vite më parë dhe familjarët nuk kanë një certifikatë pronësie gjë e cila e përjashton nga çdo ndihme nga shteti.
Mungesa e ndihmës dhe një zgjidhje ka bërë që ata të humbin shpresën tek të gjitha institucionet shtetërore.

Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...