Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, mbrëmë ka qenë e ftuar për të performuar në festivalin e madh, “Sanremo 2020”, në Itali.
Së fundi, ajo ka pozuar për numrin e ri të gazetës gjermane “Zeit”, madje ajo ka dhënë edhe një intervistë të veçantë për këtë revistë, duke rrëfyer detaje të shumta nga jeta dhe karriera e saj, shkruan portali arbresh.info
Fokusi i Duas aktualisht është albumi i saj i dytë në karrierë, i cili tashmë është konfirmuar që do të publikohet më datë 3 prill.
Një tjetër shqiptare e cila do të dalë jetë imazh në ballinën e një gazete tjetë të quajtur “Frankfurter Allgemeine Zeitung” është edhe Loredana Zefi, reperja ka pozuar për këtë revistë e cila do të dalë në treg në muajin shkurt .

Ndryshe, si Dua ashtu edhe Loredana janë duke punuar për projekte të shumta muzikore që do t’i publikojnë muajt në vazhdim. / arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...