Matteo Guendouzi ka folur për ditët e para të kohës kur ai u transferua tek skuadra e Arsenal.
Mesfushori francez ka pranuar se kur në fillim iu bashkua skuadrës së Arsenal, askush nuk e njihte atë.
Megjithatë, me kohën që kaloi, Guendouzi arriti të krijonte një imazh të mirë, dhe tashmë është i kënaqur edhe me presionin me të cilin po përballet.
“Tifozët presin gjëra të tjera nga unë tani. Në fillim, vitin e kaluar, unë erdha si lojtar i ri, i cili ishte i panjohur” ka thënë Guendouzi, transmeton lajmi.net.
“Pastaj, loja e mirë nga fillimi i vitit të kaluar ishte diçka e re por unë isha akoma i ri si lojtar. Tani, unë kam treguar se për çfarë jam i aftë. Iu kam treguar tifozëve se mund t’i ndihmojë ata. Kështu që, është normale që ata të presin më shumë nga unë” shtoi francezi.
Guendouzi luante në Ligue 2 të Francës para se të kalonte tek Arsenal, këta të fundit të cilët kishin paguar rreth 7 milionë funte për lojtarin.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...