Zëvendëskryeministri i parë i Qverisë Kurti, Avdullah Hoti, ka folur për emërimin e Agim Veliut në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme si dhe është shprehur i bindur se LDK sërish do t’i fitojë zgjedhjet në Podujevë.
I pyetur se kush e ka emëruar Veliun ministër në Qeverinë Kurti, Hoti tha se ishte vlerësim i përbashkët i LDK-së.
“Ka qenë vlerësim yni i përbashkët që Veliu të emërohet ministër. Është vlerësim i LDK-së që në këtë moment nënkryetari i partisë të marrë këtë përgjegjësi, siç ka qenë vlerësim që bartësja e listës, Vjosa Osmani të jetë kryeparlamentare”, tha Hoti në ‘Rubikon’.
Hoti, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës asnjëherë se ka humbur Podujevën duke u shprehur i bindur se LDK do të dalë sërish fituese në Podujevë.
“Komuna e Podujevës do të shkojë në zgjedhje, kjo komunë asnjëherë se ka humbur Podujevën. Jam i bindur që do ta fitojë”, tha Hoti ndër të tjera.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...