Bilbil Aliaj është personi që ka marrë përsipër drejtimin e Kadastrës së Vlorës pas tre dorëheqjeve në pak muaj dhe furtunës së shkarkimeve që përfshinë Hipotekën në qytetin bregdetar.
Ai bëhet kështu drejtori i 10-të në 6 vitet e fundit që merr përsipër të përballet me problematikat e pronave të qytetin e Vlorës, ku kjo konsiderohet si një prej çështjeve më të nxehta.
Aliaj është emëruar drejtor i Kadastrës në vend të Taulant Canametit, që qëndronte i komanduar në post prej nëntorit të vitit të kaluar.
Hipoteka e Vlorës u përfshi nga një valë dorëheqjesh dhe detyroi hetime të thelluara nga Policia dhe KLSH për abuzime me pronat, pasi denoncimit në RTV ora të skandalit të moszbatimit të një vendimi të Gjykatës së Lartë.
Në harkun e tre muajve, tre drejtues të Kadastrës kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa 6 juristë u pushuan dhe 19 të tjerë u paralajmëruan me vëretje.
Alteo Nazëraj e drejtoi Hipotekën vetëm për 10 ditë, ndërsa drejtimi i Florian Almadhit, Elona Hodajt dhe Taulant Canametit zgjati me pak muaj.
Më 11 shtator policia tha se kishte vënë në hetim 23 punonjës të Hipotekës për shpërdorim detyre, ndërsa më parë qe raportuar se Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte nisur auditimin e punës së 4 viteve të fundit në Hipotekë.
Ndërkohë këtë të martë, Gentian Mahmutaj u emërua drejtori i Kadastrës së Pogradecit duke zëvendësuasr në këtë post Natalja Velon.
Tweet
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...