Kompania YouTube tha të hënën se do të heqë videot që lidhen me zgjedhjet dhe që janë “të manipuluara” për të mashtruar votuesit.
Ky hap është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të frenuar dezinformimin në internet.
YouTube, një kompani në pronësi të firmës Google, tha se duke ndërmarrë këto masa po përpiqet të bëhet një “burim më i besueshëm” lajmesh dhe të nxisë një “debat të shëndetshëm politik”.
Leslie Miller, nënpresidente e YouTube për çështjet e qeverisjes dhe politikës publike, tha në një postim në blog se standardet e YouTube ndalojnë “përmbajtjen e manipuluar teknikisht në një mënyrë që mashtron përdoruesit… dhe mund të përbëjë një rrezik apo dëm serioz.”
Praktika e re ndalon gjithashtu përmbajtjen që synon të mashtrojë njerëzit në lidhje me votimin ose proceset e regjistrimit.
Masat e reja vijnë në klimën e shqetësimit në rritje për të ashtuquajturat video “deepfake” të ndryshuara duke përdorur inteligjencën artificiale, e cila mund të krijojë ngjarje me pamje të besueshme, por edhe falsifikime “të cekëta” që përdorin teknika të thjeshta për të mashtruar shikuesit.
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
Kokainë brenda “lëkurës së gjedhëve” me vlerë 3.6 milionë eu...
Dëmtohet Kurani në Gjakovë – policia nis hetimet
Trump: Irani dëshiron marrëveshje!
Shtetasi i Malit të Zi arrestohet në Prishtinë për vjedhje t...
IKSHPK njofton se në cilat zona të vendit nuk rekomandohet u...