Të paktën 14 fëmijë kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar gjatë një tollovie të shkaktuar në një shkollë fillore të Kenias.
Policia e këtij vendi afrikan i ka nisur hetimet për atë se çfarë ndikoi që nxënësit të bëjnë panik në kohën kur po largoheshin nga shkolla në qytezën perëndimore, Kakamega.
Policia e rrethoi shkollën ku ndodhi tragjedia dhe i mori deklaratat e mësuesve që punonin aty, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Ministri i arsimit, George Magoha, tha se shumica e fëmijëve të vdekur besohet të kenë qenë në klasën e pestë apo nga mosha 10 deri 12-vjeçare.
Njëra nga nënat e fëmijëve i fajësoi mësuesit për këtë rast. “Ata që mbijetuan thanë se fëmijët vrapuan për shkak se mësuesit ishin duke i rrahur dhe për këtë arsye ata kanë ikur dhe kanë rënë mbi njëri-tjetrin”, tha gruaja në një intervistë për mediet lokale.
Kjo tragjedi erdhi vetëm dy ditë pasi 20 persona vdiqën në një tollovi gjatë një tubimi në stadium.
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA
Ky është personi që u plagos rëndë sonte në Prishtinë
Flasin nga QKUK, kjo është gjendja e 25 vjeçarit i cili u pl...
Alis përfundon me sukses paraqitjen në ‘Eurovision 202...