Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, sot në konferencë për shtyp njoftoi se partia e tij është e hapur për koalicion trepalësh, për zgjedhjet e 12 prillit.
Ai tha se brenda 48 orëve do të bëjë ofertë për koalicion trepalësh, duke iu referuar Lëvizjes Besa dhe Alternativës, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në mbledhjen e sotme diskutuam për shumë çështje, sidomos për atë që kemi thënë më herët. Në të kaluarën jemi marrë vesh për koalicion dhe do t’i mbetemi besnik asaj. Koalicioni i ASH-së do të vendos fitoren në zgjedhjet e 12 prillit. Brenda 48 orëve do të bëjmë ofertë për koalicion trepalësh dhe do të presim përgjigjen e tyre”, tha Sela.
Ai deklaroi se nëse nuk ka përgjigje nga partitë që do t’u dërgohet ofertë, më pas do të dalin me qëndrim.
Sela u shpreh i gatshëm që në zgjedhjet e 12 prillit ASH-ja të garojë e vetme, duke thënë se “do të bëjnë koalicion me shqiptarët e vërtetë”, duke iu referuar qytearëve.
Para nisjes së konferencës, Ziadin Sela e uroi Albin Kurtin për marrjen e postit të kryeministrit në Kosovë.
Protestë të premten kundër shtrenjtimit të energjisë elektri...
Osmani: Kosova është gati për ekonominë e gjeneratës së ardh...
Kompensimet për dëmet e vërshimeve, ato të vitit 2023 ende t...
Haradinaj në SHBA kërkon mbështetjen për anëtarësim në NATO
Bastisje në Leposaviq – gjenden armë, pjesë të uniform...
Falsifikim i dokumenteve, arrestohen dy persona në Prizren