S’është përgjegjësi e Kryeministrit dhe Ministrave përkatëse që të kenë parasysh zbulimin e vrasjeve të pas luftës.
Ky ishte mesazhi që Deputeti nga radhët e LDK-së Armend Zemaj i dha koalicionit qeverisës në seancën ku Qeveria e re pritet të votohet.
“Programi duhet të jetë i çart dhe këmbëngulës. Një nder njollat më të mëdha janë vrasjet politike. Sa herë kemi biseduar shpesh here edhe jemi akuzuar se e përdorim për marrje të votave por institucioni i Kuvendit të Kosovës duhet ta ngrit këtë çështje. Kërkesa për zbulimin e vrasjeve të pasluftës nuk do të ndalet. Kjo është përgjegjësi e Kryeministrit dhe Ministrave. Këtë do ta kërkojmë sa herë që të na jepet mundësia. Askush nuk besoj se është i kënaqur më ndërrimin e pushteteve por as më atë qa po ndodh në Kosovë”, tha ai.
Kujtojmë se sot nga i nominuari për Kryeministër Albin Kurti ka prezantuar kabinetin Qeveritar ndërsa u bë e ditur edhe shkarkimi i Glauk Konjufcës nga posti i krye parlamentarit./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2565844066874785/
Rritet numri i aksidenteve në Kosovë, raportohen 73 raste gj...
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës
Suharekë: 4 milionë euro për QKMF-në e re, njofton kryetari
MINTI publikon çmimet e derivateve
Vidhet një pistoletë në Deçan