Sekretari britanik i punëve të Jashtme, Dominic Raab thotë se vendi i tij pret që Bashkimi Evropian të përmbushë angazhimet për një marrëveshje të tregtisë së lirë të tillë si ajo me Kanadanë.
Ai theksoi se Britania e Madhe do të ketë si qëllim të arrijë një marrëveshje për të vendosur shumë pak tarifa, edhe pse nuk do të kërkojë të përafrojë rregulloret e saj me ato të BE-së, përcjell Telegrafi.
“Mund të sigurojmë miqtë dhe partnerët tanë në BE se nuk do të këmbëngulim që ata të përshtaten me rregullat tona, si çmimi që duhet paguar për një marrëveshje të tregtisë së lirë me Mbretërinë e Bashkuar. Kjo nuk është mënyra se si bëhen globalisht marrëveshjet e tregtisë së lirë dhe unë jam i sigurt se BE-ja do të dojë të respektojë angazhimet e saj për një marrëveshje të tregtisë së lirë si ajo me Kanadanë. Ka një mundësi të shkëlqyer për të gjitha palët”, tha Raab.
Njoftohet se zyrtarët e BE-së kanë paralajmëruar se Kanadaja e arriti statusin e tregtisë kryesisht pa tarifa duke i përputhur shumë nga rregullat e saj me rregulloret e BE-së.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...