Osmani: Përpjekjet për arritjen e marrëveshjes janë më itensive se më parë

13:00 | 1 Shkurt 2020
A Z

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka mbërritur në selinë e partisë për takimin konsultativ me anëtarët e tjerë.

Osmani para mediave tha se janë në fazën finale të përpjekjeve për arritjen e marrëveshjes me VV.

Ajo  ka treguar që ky takim është duke u mbajtur në lidhje me diskutimin e arritjes së një marrëveshje dhe se pëpjekjet janë më itensive se më parë.

“Përpjekjet për arritjen e marrëveshjes janë më itenzive se më parë shpresoj të përfundojnë me rezultat të mirë. Do të deklarohemi pas takimit për të gjitha temat sepse kemi takim konsultativ për temat që janë duke ju interesuar edhe juve” ka përfunduar Osmani.

Ndryshe, Gati katër muaj po bëhem prej se LDK dhe VV po bisedojnë për marrëveshje koalicioni. Por, nuk po arrijnë që të merren vesh si të ndahen pozitat shtetërore.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka vendosur që seanca plenare e Kuvendit për votimin e përbërjes së qeverisë së republikës së së Kosovës të mbahet me 3 shkurt në orën 11:00./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/117166026347398/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale