Prokuroria Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh ndaj tre të arrestuarve nën dyshimin për veprat penale Fajde, Detyrim , si dhe Shmangie nga tatimi.
Masa e ndalimit ndaj tre të arrestuarve, G. A. 37 vjeçar , A. G. 47 vjeçar, si dhe A. B. 50 vjeçar, sipas njoftimit të policisë vjen pas aksionit policor të ndërmarr sot në orët e hershme të mëngjesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Gjatë këtij aksioni hetuesit policorë kanë kontrolluar tri shtëpi, nj banesë si dhe tri lokale në Prishtinë.
Gjatë bastisjes, sipas policisë janë sekuestruar dokumente, kompjuterë, telefona dhe para të gatshme. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar tre (3) persona.
Ndërsa, me vendim të Prokurorit të tri lokalet e kontrolluara mbyllen përkohësisht./ arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...