Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një letre dërguar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar që seanca për votimin e Qeverisë të mbahet me datën 3 shkurt.
Në letrën të cilën e ka siguruar Telegrafi, thuhet se Kurti kërkon që seanca të mbahet në ora 11:00.
Lidhur me kërkesën e Kurtit, Kryesia e Kuvendit të Kosovës nesër do të mbajë një mbledhje duke filluar nga ora 09:00.
Theksojmë se LVV dhe LDK ende nuk kanë arritur të bëjnë koalicion për formimin e Qeverisë, së fundmi këto dy parti kanë zhvilluar takim së bashku me ambasadorët e QUINT-it, mirëpo as ai takim nuk ka dhënë rezultate.
Ndryshe, mandatari Albin Kurti, ka takuar sot gjatë ditës edhe përfaqësuesit e minoriteteve në Kuvend, prej të cilëve ka kërkuar mbështetje për Qeverinë në ardhje.

Rama: Pranojmë që SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqi...
Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...
Ministrja Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë proces...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës