Cezary Michalczuk, nga zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, thotë se prokurorët dhe gjyqtarët vendorë janë të përgatitur për luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
“Ka mbetë një kornizë shumë e mirë për luftimin e këtyre veprave dhe gjyqtarët dhe prokurorët kanë njohuri dhe janë të përgatitur, dhe ky është suksesi që do ta lë këtë projekt”, është shprehur Michalczuk, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, ekspertët kanë qenë të suksesshëm në angazhimin për hartimin e legjislacionit.
“Kur kemi hartu legjislacionin në tavolinë ka patur ekspertë të OSBE ambasadës amerikane, britanike duke bashkëpunuar por mos ndërhyrë në mandatet e njëra tjetrës”, është shprehur ai.
Këto komente Michalczuk i ka bërë gjatë prezantimit të raportit përfundimtar “Mbështetja e mëtejshme e institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm”./arbresh.info/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit