Parlamenti grek ka ratifikuar ditën e sotme njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit midis Shqipërisë dhe Greqisë. Lajmin e ka bërë të ditur, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në Facebook.
Cakaj shpjegon se nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, qytetarët shqiptarë nuk do të kenë të nevojshme të kryejnë procedurat për pajisjen me leje drejtimi greke, duke kursyer kështu kohë dhe para.
Gjithashtu, kjo marrëveshje, sipas kryediplomatit Cakaj, u vjen në ndihmë edhe qytetarëve shqiptarë, të cilët udhëtojnë për periudha të shkurtra në shtetin grek, pasi nuk është më e nevojshme pajisja me lejen e drejtimit ndërkombëtar.
“Mbetemi të përkushtuar për ndërmarrjen e të gjithë veprimeve dhe procedurave, të cilat do të thjeshtojnë jetën e qytetarëve tanë, kudo ku ata jetojnë.”- theksoi në mbyllje të postimit të tij Cakaj.

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...