Ministria e Shëndetësisë ka reaguar me anë të një sqarimi në lidhje me një rast të dyshuar të koronavirusit në Shqipëria.
Sqarim:
Nuk ka asnjë studente të shtruar në spitalin infektiv në Tiranë. Rasti i spitalit infektiv është një grua që ka udhëtuar 10 ditë më parë nga Kina dhe pas testimit mbrëmjen e djeshme rezulton me grip të thjeshtë dhe negative ndaj testit për koronavirus.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se bëhet fjalë për një mësuese anglishteje që ka pas punuar në Kinë dhe është kthyer në Shqipëri para disa ditësh.
Ajo fillimisht nuk ka shfaqur asnjë shenjë gripi, teksa në momentin që ka pasur dyshime i është drejtuar spitalit, ku edhe ka rezultuar grip sezonal, sipas ministrisë.
Sonte luhet finalja e Kupës së Kosovës në basketboll
Osmani, me ftesë të Presidentit Trump, merr pjesë në Takimin...
Kurti mirëpriti Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbe...
Haxhiu: Pa 30 nënshkrimet e kandidatëve për president nuk mu...
Krasniqi: M’u mohua e drejta për liri si një njeri në fazën ...
Haxhiu priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Ame...