Në një intervistë të dhënë së fundmi për NPR (National Public Radio), Selena Gomez foli si rrallëherë hapur për marrëdhënien e saj me Justin Bieber.
Ajo rrëfeu si arriti “të shërohej” pas asaj lidhjeje, të cilën e quajti toksike. Për herë të parë, këngëtarja tregoi se kishte qenë viktimë e abuzimit emocional kur ishte me Bieber. Po ashtu, ajo pranoi se kënga “Lose you to love me” është një dedikim për Justin, shkruan Class.
“[Kënga] ka një kuptim tjetër tani, nga koha që e kam shkruar. Kisha nevojë që në një mënyrë të thosha gjërat që nuk i kisha thënë. Nuk është një këngë urrejtjeje, por është një këngë që thotë ‘Kisha diçka të bukur dhe nuk do ta mohoj që ishte e tillë. Ishte edhe shumë e vështirë. Jam e lumtur që ka mbaruar.’ Ndjeva që kjo ishte mënyra që të thosha që ka marrë fund. E kuptoj këtë, e respektoj dhe tani jam në një tjetër kapitull”, -është shprehur Gomez para se prezantuesja t’i thoshte se kënga ishte një ‘mirë u pafshim’ për Justin Bieber.
“Duhet ta përmendje emrin, e kuptoj”, -shtoi Selena.
Më pas ajo u pyet nëse marrëdhënia me Bieber ishte ndër gjërat më të vështira që ka kaluar në jetën e saj.
“Jo, sepse gjeta forcën aty. Është e rrezikshme të qëndrosh në mentalitetin e viktimës. Nuk po tregoj mungesë respekti, unë ndjej se isha viktimë e një abuzimi të caktuar”, -është shprehur ajo duke konfirmuar se ka qenë viktimë e një abuzimi emocional.
Megjithatë, ajo shtoi se ka dalë më së miri ta kalojë atë periudhë.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...