Ka përfunduar me rezultat të barabartë derbi lokal mes Romës dhe Lazios, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të në Seria A.
Dy skuadrat zhvilluan ndeshje mjaftë të mirë, por përballja u mbyll me rezultat 1 – 1, transmeton portali arbresh.info.
Ishte Edin Dzeko që ndryshoi shifrat në minutën e 26-të ndërsa pas tetë minutave Acerbi barazoi rezultatin pas një gabimi të portierit.
Në pjesën e dytë të dy skuadrat kishin rastet e tyre, por assesi nuk gjetën rrugën drejt golit.
Portieri i mysafirëve, Thomas Strakosha bëri disa pritje të mrekullueshme gjatë tërë ndeshjes.
Lazio vazhdon të qëndrojë në pozitën e tretë me 46 pikë, kurse Roma renditët në pozitën e katër me 39 pikë./arbresh.info.
https://www.youtube.com/watch?v=jZ-R8Kj3zXQ
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren