Inter ka fituar vetëm një pikë kundër Cagliarit, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të në Seria A.
“Neurazurët” luajtën një ndeshje mjaftë të mirë, por ndeshja përfundoi me rezultat 1 – 1, transmeton portali arbresh.info.
Transferimi më i ri i vendasve, Ashley Young asistoi te Lautaro Martinez, i cili shënoi në minutën e 29-të, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.
https://twitter.com/Mr_Bamzie/status/1221404732708794369
Kurse në pjesën e dytë, ishte Radja Nainggolan që barazoi shifrat në minutën e 78-të, gol i cili për mysafirët vlen një pikë.
Në minutat shtesë të pjesë së dytë golashënuesi i golit të parë, Lautaro Martinez u ndëshkua me karton të kuq për shkak të ndërhyrjes të rrezikshme që bëri në mesfushorin e Cagliarit.
Inter mban pozitën e dytë me 48 pikë, tri me pak se Juventus që është lider ndërsa Cagliari ngritët në pozitën e gjashtë me 31 pikë./arbresh.info.
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...