Në dhjetor të vitit të kaluar i pari i Kosovës , Hashim Thaçi i kishte thënë jo ftesës së homogut të tij shqiptar, Edi Rama për takimin e radhës për ‘Mini-Schengen’.
Ndër të tjera ky ‘Mini-Schengeni’ planifikonte të realizonte udhëtimit vetëm me letërnjoftim për qytetarët e vendeve Ballkanit Perëndimor.
Por Kosova edhe pse ka refuzuar pjesëmarrjen, duket se shumë shpejt do të fillojë zbatimin e kësaj marrëveshje tashmë edhe nëpërmjet linjës ajrore me Serbinë.
Kjo do të realizohet përmes linjës që pritet të hapjet së shpejti e që është nënshkruar të hënën në Berlin.
E këtë për arbresh.info e ka komentuar politolog dhe ekonomisti, Besart Zhuja. Ai ka thënë se udhëtimi me letërnjoftim nuk është e re pasi ai praktikohet përmes udhëtimit tokësor. Por, sipas tij praktika e marrjes se një letre nga autoritete serbe duhet të largohet.
“Udhëtimi me letërnjoftim si dokumente identifikimi nuk është asgjë e re në lëvizjen e lirë të qytetarëve nga dyja anët e kufirit. Pra, edhe sot, për të kaluar në Serbi, një qytetar i Kosovës mund ta bëjë këtë vetëm duke treguar një letërnjoftim pranë autoriteteve kufitare, e në këmbim merr një letër nga ana e autoriteteve Serbe. Kjo praktikë duhet të eliminohet për shkak se krijon radhë të gjata të pritjeve për qytetarët që duan të udhëtojnë drejtë Serbisë”, ka thënë ai.
Sipas tij kjo nëse nuk rregullohet pjesa e qarkullit drejt perëndimit përmes kësaj linje atëherë marrëveshja duhet të shihet si e paqëndrueshme dhe e pafavorshme ekonomikisht.
“Nuk dihet akoma se mbi bazën e çfarë kushteve është themeluar linja e re ajrore që mundëson fluturime direkte Prishtinë-Beograd. Megjithatë, ajo duhet të ketë në përmbajtje disa dispozita për të qenë e suksesshme. Fillimisht, për shumë vite me radhë, aeroplanët që qarkullojnë nga Kosova drejtë perëndimit dhe anasjelltas nuk lejohen që të përdorin hapësirën ajrore të Serbisë. Mos-lejimi i përdorimit të hapësirës ajrore të Serbisë për këto linja e zgjatë kohën e fluturimeve/udhëtimeve të qytetarëve të Kosovës dhe të huajve që vizitojnë Kosovën dhe për pasojë, me zgjatjen e kohës së fluturimit ata janë të detyruar të paguajnë më shumë për një biletë udhëtimi me aeroplan. Kështu, nëse marrëveshja e nënshkruar nuk e rregullon këtë pjesë, pra, lejimin e përdorimit të hapësirës ajrore të Serbisë për qëllime udhëtimi në Evropë për pasagjerët e Kosovës dhe anasjelltas, atëherë marrëveshja mund të shihet si e paqëndrueshme dhe jo e favorshme për ekonomitë familjare”, ka thënë ai.
“Mini Shëngeni” ishte refuzuar nga ana e autoriteteve të Kosovës në kundërshtim të fushatës denigruese për Kosovën nga ana e Serbisë. Por, marrëveshja për linjën ajrore “zyrtarizon” pranimin e udhëtimit të qytetarëve me letërnjoftim, pengesë kjo që parashihet të eliminohet brenda gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor./arbresh.info/
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...
Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident tragjik në Itali
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...
“Liria ka Emër” takon kryetarin e Podujevës, Bulliqi jep mbë...