Fenerbahce ka arritur të fitojë derbin e javës së 19-të në Superligën e Turqisë ndaj Istanbul Basaksehir me rezultat 2-0, ndërsa njëri gol është shënuar nga sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.
Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi nuk ka të ndalur në kampionatin turk me skuadrën e Fenerbahces.
Shtatlarti prizrenas ka arritur të gjej përsëri golin pas rikthimit nga suspendimi prej një ndeshje pas kartonit të kuq ndaj Gaziantepsporit.
Muriqi është treguar vendimtar dhe sulmues i madh në ndeshjen e Fenerit në shtëpi ndaj Basaksehirit duke vulosur fitoren e ekipit të tij.
Goli i Muriqit erdhi nga afërsia në minutën e 86-të pas asistimit të Garry Rodrigues.
Ky ishte goli numër 12 i prizrenasit në këtë sezon në Superligën e Turqisë, ndërsa ka edhe katër asistime.
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA
Skemë mashtrimi në Everest/ 11 të arrestuar, dyshohet se hel...