7 lokale janë bastisur mëngjesin e sotëm në Prishtinë. Raportohet për tre të arrestuar nga ky aksion i kryer në lokacione të ndryshme në kryeqytetet.
Një nga të arrestuarit, sipas mediave, është edhe pronari i lokalit “Baron”, Afrim Borovci.
Raportohet se Borovci dhe dy personat tjerë janë kapur nën dyshimet për fajde.
Katër prej 7 lokaleve të bastisura janë mbyllur nga Policia, një nga ta edhe lokali i Borovcit.
Deri me tash Policia e Kosovës vetëm ka konfirmuar aksionin duke mos dhënë detaje tjera.
“Deri në këtë fazë mund të konfirmojmë, se Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante është duke e realizuar një operacion policor. Për detaje tjera ju njoftojmë pas përfundimit të operacionit”, thuhet në përgjigjen e ZPK’së për Gazetën Express.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...