Për shkak të gjendjes së përkeqësuar të avokatëve të ish-kryeprokurores së PSP-së, Katica Janeva, Deljo Kadiev dhe Irena Frçkoska, për herë të dytë anulohet seanca për rastin ‘Haraçi’, ku të akuzuar janë Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva.
Gjyqtarja tha se Janeva duhet të vendosë nëse do të emërojë mbrojtës të rinj apo t’i jepen avokatë sipas detyrës zyrtare.
Janeva u përgjigj se ka avokatë ndërsa gjyqatarja Vaska Nikollovska Masevska caktoi që seanca e ardhshme të jetë ditën e hënë, dhe deri atëherë nëse nuk paraqiten avokatët, gjykata do të sjell vendim se si do të vijojë gjykimi më tej.
Në seancën e sotme duhej të dëshmojë prokurorja Lile Stefnaova.
Deri më tani si dëshmitarë dëshmi kanë dhënë zëvendësja e Ish-Prokurore Publike Speciale, Katica Janeva, Elizabeta Josifovska, biznesmeni Orce Kamçev, bashkëshortja e tij Ana Kamçeva, kontabilistja në kompanitë private të familjes Kamçev, gazetari Hristian Banevski i televizionit 1TV dhe të tjerë.
Prokuroria Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në tetor të këtij viti shtroi aktakuzë kundër Bojan Jovanovskit, Katica Janevës dhe Zoran Milevskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I akuzuari i parë Jovanovski dyshohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera si vepër penale”, ndërsa Janeva dhe Milevski për “pranimin shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”. E akuzuara e dytë Janeva ngarkohet edhe se ka kryer vepër penale “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit”.
Në seancën e parë për rastin “Haraçi”, që u mbajt më 3 dhjetor vitin e kaluar, i akuzuari i tretë Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin, me ç’rast u dënua me tre vjet burg.
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...