Partia Demokratike reagon sërish në lidhje me videon e një kryebashkiaku të publikuar sot në media, ku dallohet duke thithur kokainë.
Sipas PD-së ky kryebashkiak është Lefter Alla i Bulqizës.
Partia Demokratike shprehet se ky është modeli që Edi Rama u ofron shqiptarëve me të zgjedhurit e tij.
Për PD-në përdorimi i kokainës në ambiente publike nga kreu i Bulqizës provon, për fat të keq, degradimin e Partisë Socialiste nga një parti politike në një bandë trafikantësh dhe përdoruesish droge.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË
Kandidimi në 30 Qershor nga Edi Rama i individëve me të shkuar kriminale apo personave të lidhur me krimin e organizuar ka qenë strategji e Edi Ramës për të vazhduar bashkëqeverisjen me krimin.
Video shokuese e kryebashkiakut ilegjitim të emëruar nga Edi Rama në Bulqizë, është modeli që ofron ai në qeverisje. Lefter Alla është pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën e kokainës.
Ai ka jo vetëm përgjegjësinë politike për përzgjedhjen e këtyre individëve, por edhe përgjegjësinë ligjore për shkarkimin e menjëherëshëm nga detyra të Lefter Allës.
Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën.
Përdorimi i kokainës në ambiente publike nga Edi Rama i Bulqizës provon, për fat të keq, degradimin e Partisë Socialiste nga një parti politike në një bandë trafikantësh dhe përdoruesish droge. Është kjo arsyeja pse të rinjtë e mirë shkolluar dhe shqiptarët e ndershëm kanë humbur besimin dhe kërkojnë të largohen nga Shqipëria.
Ndarja e politikës nga krimi është emergjencë kombëtare!
Largimi i trafikantëve dhe përdoruesve të drogës nga politika është hapi kyç për t’i hapur rrugë një qeverisje normale në Shqipëri dhe për të kthyer besimin tek të rinjtë se meritokracia dhe jo lidhja me krimin janë mundësia për të bërë karrierë.
Kjo ndodh vetëm me largimin e Edi Ramës, njeriut të kokainës që promovoi bashkëqeverisjen me krimin dhe qëndron në pushtet me mbështetjen e krimit.
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave