Presidenti i vendit Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ka zhvilluar takim me Robert O’Brien, këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit amerikan Donald Trump.
Thaçi, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se kishte një bisedë të shkëlqyeshme me Robert O’Brien.
Great talk with Mr. @robertcobrien, National Security Advisor to President Trump, to confirm USA indispensable role in reaching final peace agreement between Kosovo and Serbia and to confirm special relationship between our two nations. pic.twitter.com/O7T7hXoYJ9
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) January 21, 2020
“Bisedë e shkëlqyeshme me z.Robert O’Brien, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të Presidentit Trump, për ta konfirmuar rolin e domosdoshëm të SHBA-së në arritjen e marrëveshjes përfundimtare të paqes mes Kosovës dhe Serbisë dhe për të konfirmuar marrëdhëniet e veçanta midis dy kombeve tona”, ka shkruar Thaçi, përcjell Telegrafi.
Kujtojmë që Robert O’Brien ishte pjesëmarrës në nënshkrimin e ujdisë për hapjen e linjës ajrore Kosovë-Serbi, e cila u arrit dje në Ambasadën Amerikane në Gjermani.
Gjatë ditës Thaçi ka takuar edhe Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Kroacisë si dhe partneritetin strategjik.
Flick pas fitores me Rayon: E rëndësishme ishin tri pikët, J...
Tottenham mposhtet nga Nottinghami dhe rrezikon seriozisht r...
Ushtria e Iranit thotë se Hormuzi do të “mbyllet plotësisht”...
Bëhet thirrje për kursim të ujit në Ditën Botërore të Ujit
Bajrami: Qeveria të ulë urgjentisht taksat në karburante
Aksident i rëndë në Skenderaj, lëndohen gjashtë persona