Çdokush që mund të bie ndesh me rregullat e komunikacionit e që për këtë mund të gjobitet nga Policia e Kosovës, do të mund t’i paguajnë ato në vendin ku edhe gjobitet.
Kjo gjë u bë e ditur pas takimit që Drejtori i PK-së, Rashit Qalaj, pati sot me kryeshefin ekzekutiv të Postës së Kosovës, Shefqet Avdija.

Në këtë takim u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit për vendosjen e POS-ve në objektet dhe veturat policore, në mënyrë që qytetarët të paguajnë pagesat e gjobave për kundërvajtje edhe me kartela bankare.
“Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj priti sot në takim kryeshefin ekzekutiv të Postës së Kosovës SH.A., z. Shefqet Avdija, me ç ‘rast nënshkruan edhe marrëveshje të bashkëpunimit për vendosjen e POS-ve në objektet dhe veturat policore, në mënyrë që qytetarët të paguajnë pagesat e gjobave për kundërvajtje edhe me kartela bankare”, njofton Policia.
Shqipëria përfiton miliona euro nga Komisioni Evropian
Nuk u paraqit në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” ia shkëput k...
A kanë nisur negociatat për koalicion mes VV-së dhe LDK-së? ...
Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e ar...
`Vazhdoni të ëndërroni, deklarata e Rutte-s për SHBA-në shka...
Anulohet televotimi në Big Brother Albania – Vëllai i ...