Ministrja e Maltës për ishullin Gozo, Justyne Caruana dha dorëheqjen sot pas raportimeve në media për lidhjen e burrit të saj me një oficer policie dhe të dyshuarin për vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia.
Sipas ‘Maltese Sunday Times’, burri i saj po udhëtonte për në Londër për një ndeshje futbolli me biznesmenin Yorgen Fenech në shtator 2018, kur ky i fundit ishte nën hetime.
“Unë jam duke dhënë dorëheqjen si ministre, pasi janë publikuar raportet në media, megjithëse nuk kam asnjë lidhje me të”, tha Caruana në letrën e saj të dorëheqjes.
Dje, burri i saj, Silvio Valletta, i cili drejtoi hetimin për vrasjen dhe u pushua nga çështja në mes të vitit 2018 për një konflikt interesi, tha se ai nuk e dinte që Fenech ishte i dyshuar kur udhëtonte me të.
Disa zyrtarë të qeverisë së ish-kryeministrit Joseph Muscat gjithashtu kanë dhënë dorëheqjen për krizën politike pas vrasjes së gazetares Daphne Galizia në vitin 2017, dhe disa ditë më parë këtë e bëri edhe shefi i policisë në Maltë.
Corinne Vella, motra e gazetares së vrarë, e përshëndeti dorëheqjen, por tha se kjo duhet të kishte ndodhur në vitin 2018.
“Ministrja duhej të tërhiqej menjëherë pasi të dinte për lidhjen e burrit të saj me Fenech. Një polic i moshuar nuk duhet të konsultohej me një njeri për të cilin ishte menduar se do të hetoj. Është shumë shqetësuese”, tha ajo. /Telegrafi/
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...