Aviokompania ‘Lufthansa’ njoftoi së fundit autoritetet kosovare se do të hap një linjë ajrore Kosovë-Serbi, në një të ardhme të afërt.
Kjo gjë u bë e ditur në një ceremoni të Ambasadës amerikane në Berlin, ku emisari i presidentit të ShBA-ve, në bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell ia doli që t’i shtyjë të dy vendet drejt një marrëveshje për hapjen e një linje ajrore Prishtinë-Beograd.
Pas konfirmimit të këtij lajmi, Grenell tha se presidenti amerikan, Donald Trump edhe njëherë arriti një fitore historike.
“Kosova dhe Serbia sot nënshkruan një marrëveshje për të krijuar fluturimin e parë të drejtpërdrejtë midis Prishtinës dhe Beogradit në 21 vjet. Faleminderit Lufthansa, NATO, Robert Cobrien dhe liderëve të Kosovës e Serbisë”, tha ai, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu Grenell falënderoi presidentin kosovar, Hashim Thaçi, për angazhimin e tij lidhur me këtë.
“Faleminderit për angazhimin tuaj të palëkundur për ta bërë të mundur këtë”, tha ai



Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...