Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Presidencë emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë. Deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu ka thënë se mandatari i LVV-së është ai që ka marrë mbështetjen më të madhe nga qytetarët e Republikës më 6 tetor, Albin Kurti.
Ajo ka thënë se kandidati i tyre jo më vonë se 15 ditë, duhet të paraqes përbërjen e Qeverisë para Kuvendit dhe se këto ditë janë shans ideal për të marrë vendimin historik në përputhje me vullnetin e qytetarëve.
“Për të jetësuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor, ne kemi bërë shumë kompromise. Është radha që LDK, të tregojë se e do vërtetë ndryshimin”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, kreu i LVV-së, Albin Kurti ka thënë se dërgimi i emrit të mandatarit është bërë pa u arritur marrëveshja me LDK-në, ai ka deklaruar se janë të gatshëm të vazhdojnë takimet me LDK-në, në mënyrë që të gjenden alternativa për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...