Kurti nuk i vjen në takim Thaçit, nominimi i dërgohet me zarf në Vetëvendosje

12:13 | 20 Janar 2020
A Z

Ka dështuar takimi mes Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje e Presidentit të vendit Hashim Thaçi.

Ky i fundit kishte ftuar sot për në ora 12:00, Kryetarin e VV-së për të marr edhe zyrtarisht emërimin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

Ndonëse nuk kanë jep një përgjigje nga VV-ja, arbresh.info mëson se Kurti ka refuzuar një takim të tillë.

Ndonëse Presidenti i vendit tash e disa orë është duke qëndruar në zyrën tij në Presidencë, Kurti edhe këtë herë ka refuzuar ftesën e tij.

Kujtojmë se ishte vetë Kurti që sot përmes një VIDEO mesazhi ka treguar se nominimin për emrin e mandatarit do ta dorëzoj të presidentit përmes sekretares së kësaj partie.

Ndryshe që nga sot, Kurti do ti ketë vetëm edhe 15 ditë kohë për formimin e qeverisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale