Vetëvendosja gjunjëzohet para LDK-së, Glauk Konjufca nesër jep dorëheqje

22:55 | 19 Janar 2020
A Z

Teksa bisedimet e koalicionit midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës janë të bllokuara që nga zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit për postin e Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit, LVV duket se do të bëjë një lëvizje nga pozicioni i saj i mëparshëm.

Por tani Lëvizja Vetëvendosje duket se ka vendosur të lëshoj pe, me dorëheqjen e Glauk Konjufcës nga posti i Kryetarit të Kuvendit, që të arrihet koalicioni LDK-VV.

Burimet thonë se Glakuk Konjufca do të jap dorëheqje nga posti i Kryetarit të Kuvendit për të hapur rrugën për nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit me LDK-në.

Konjufca do të ofrojë dorëheqjen e tij pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit nesër, të cilën ai e ka thirrur në ora 11, ku edhe do të deklarohet për mediat.

Shpërndaje në rrjete sociale