Rreth 139 000 të “mbërritur të paligjshëm”, migrantë janë regjistruar në BE në 2019, niveli më i ulët që prej vitit 2013, ndërkohë që kthimet drejt vendeve të origjinës janë në rritje, theksoi sot agjencia europiane e kontrollit kufitar “Frontex”.
“Rënia e numrit të të mbërriturve në kufijtë e jashtëm, që ka rënë me 92% në raport me kulmin e 2015, është regjistruar kryesisht në rënie në rrugët migratore të Mesdheut Qendror dhe Perëndimor”, theksoi Fabrice Leggeri, drejtor i Frontex, në një konferencë shtypi në Bruksel.
Ndërkohë që, Mesdheu Lindor (Greqi, Bullgari, Qipro) ka regjistruar një rritje të kalimeve me 46% në raport me vitin 2018 duke arritur në 82 000.
“E njëjta tendencë është verejtur në kufijtë e Kroacisë dhe Hungarisë”, sipas një bilanci paraprak.
Pjesa më e madhe e migrantëve që marrin këto rrugë të Mesdheut Qendror dhe Ballkanit Perëndimor janë afganë dhe sirianë. Afganët mbajnë vendin e parë të atyre që mbërrijnë në Bashkimin Europian./expres/
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë