Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka ndarë medaljen “Skënderbeu” ish-ambasadorit të OSBE-së në Kosovë, William Walker.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se Kosova është me fat që e ka pasur gjithnjë përkrahjen e Walkerit.
“Zhvillova një bisedë emocionale me ambasadorin William Walker, duke kujtuar kohët e vështira të Kosovës, në të cilat kohë, ai na qëndroi përkrah duke treguar dhe mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën tonë. Shpreha falënderim për angazhimin e tij të palodhshëm për të bashkuar diasporën tonë, në të mirë të vendit dhe për të ngritur çështjen kombëtare”, shkruan Haradinaj.
“E nderova me medaljen Skenderbeu, në ditën e kalimit në amshim të kryeheroit Gjergj Kastrioti”, thotë tutje Haradinaj.
Tutje, shkruan Haradinaj, “Kosova është me fat që në rrugëtimin e saj historik, ka pasur përkrah miq dhe aleatë, siç është Walker dhe populli amerikan”.
“Gjithmonë falënderues dhe mirënjohës!”, përfundon Haradinaj.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...