Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se mund të jetë një trajner me fat, pasi ka pasur fat në jetë.
Real Madridi ka fituar Superkupën e Spanjës për të bërë nëntë fitore nga nëntë finale për Zidane, i cili ka pranuar se ai mund të jetë një trajner me fat.
Në konferencën për shtyp të së premtes, Zidane ka thënë që ai ka pasur shumë fat si trajner, krahasuar me kohën kur ishte lojtar.
“Kjo është ajo që ju mendoni. Unë e pranoj që mund të jem me fat, kam pasur fat në jetë”, ka thënë fillimisht Zidane.
“Më duhet të jem mirënjohës dhe të punoj për këtë”.
“Nëse mendoni se jam me fat, atëherë është mirë, nuk ka problem”, përfundoi francezi. /Telegrafi/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...