Sandër Simoni, kryetari i përkohshëm i GJKKO, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është konfirmuar në detyrë pas kalimit të procesit të vettingut.
Simoni ka qenë ish-kryetar i Gjykatës për Krimet e Rënda.
Sipas raportit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, konstatohet se ka deklarim të saktë, nuk ka fshehje, nuk ka deklarim të rremë dhe as konflikt interesi. Nga hetimi i thelluar rezulton se Simoni ka blerë apartamentin ku banon me vlerë më të ulur se të tjerët.
Megjithatë, Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit tha se Simoni i ka pasur mundësitë financiare për pasurinë që ka deklaruar ndërsa nuk ka rezultuar të ketë ndonjë konflikt interesi. KPK ka gjetur gjithashtu një mospërputhje në lidhje me mobilimin e apartamentit në pronësi të zotit Simoni.
Kreu i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është nënshtruar gjithashtu edhe kontrollit të figurës, nga ku rezulton se nuk ka prova apo informacione për kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, çka përbën shkak për vazhdimin e detyrës.
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...