“Të dy partitë si Vetëvendosja si Lidhja Demokratike e Kosovës do të duhet të lëshojnë rrugë dhe të formojnë koalicionin”
Kështu janë shprehur qytetarët për portalin arbresh.info në pyetjen se kush duhet të lëshoj rrugë në mënyrë që të bëhet koalicioni dhe të formohet qeveria.
“Të dy palët duhet të lirojnë rrugë. Na kanë lodh që 3 muaj një koalicion nuk po mund ta bëjnë”, ka thënë një qytetar.
“Nëse mendojnë për popullin të dy edhe VV edhe LDK duhet të lëshojnë rrugë”, ka thënë një tjetër..
Por ka nga ata që bëjnë njërën parti fajtore për dështimin deri tash të marrëveshjes.
” LDK duhet me lëshu rrugë. Nuk ka marr vota duhet të liroj rrugë dhe të formojnë koalicionin” ka thënë një qytetar.
Ndërsa një tjetër qytetar ka thënë “ Ka qenë edhe më parë në pushtet. LDK tash duhet të lirojë rrugë pasi që VV-në asnjëherë se kemi pas në pushtet”.
Kujtojmë se tash e tre muaj VV e LDK nuk po munden të arrijnë një marrëveshje për krijimin e koalicionit shkaku i mos arritjes së marrëveshjes për ndarjen e pozitave./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit