Nënkryetari i VV’së, Besnik Bislimi, ka thënë në T7 se nuk ka ndodhur asnjëherë në histori të ndërtimit të koalicioneve në Kosovë që të kemi një ndarje kaq të detajuar të pushtetit, andaj edhe po vonon marrëveshja.
“Më mirë është një marrëveshje e mirë se sa e shpejtë”, ka thënë Bislimi.
Tutje ai merr shembull krijimin e qeverisë mes dy partive më të mëdha në Gjermani.
Bislimi shton se VV, përkundër që fitoi zgjedhjet, e ndau programin qeverisës me LDK’në.
“Nëse ju kujtohet një deklaratë në emision e Vjosa Osmanit tre ditë para zgjedhjeve, ajo kishte thënë që kur të fitojnë zgjedhjet, me cilëndo parti që shkojnë në koalicion, do të veprojnë sipas programit të tyre. Ne kemi ndarë programin me ta” , ka shtuar Bislimi.
Të shtëna në Kentucky State University: Vritet studenti, i d...
Fustani e “tradhton” aktoren e njohur, kjo gjë nuk pritej në...
Të shtëna në Kentucky State University: Vritet studenti, i d...
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zhduket një 16-vjeçare, në Hajvali
Travel and Tour World: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombë...