Këngëtarja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, këto ditë ka qenë një nga emrat më të lakuar në faqet rozë.
Ajo u rikthye në një intervistë për NIN, ndërsa ka folur gjerë e gjatë për jetën personale e po ashtu edhe për atë profesionale.
Meqë publikimi i këngës së Mozzik “Dhelpër Dinake” u komentua mjaft shumë nga publiku, duke aluduar se i ishte dedikuar ish-bashkëshortes së tij, Loredanës, kjo e fundit ka një përgjigje, teksa tregon se çfarë i pëlqeu e çfarë jo në këngë.
“Nuk më ka pëlqy që i ka pasur 10 femra zhveshur. E mendoj pak ma ndryshe. Nuk kam qejf me i pa zhveshur. Mozzik nuk ka nevojë për femra zhveshur. Mozi është artist. Kënga i bëhet hit edhe nëse del vetëm”, deklaroi ajo.
“E dija që pak e ka pas edhe për mu por më ka pëlqy kanga. Unë jam fanse e Mozit, nuk kam inat. E ndaj biznesin me privatësinë”, shtoi reperja.
Ndërkohë pas kësaj interviste, Mozzik postoi një sërë shkrimesh për ish-partneren e tij dhe sipas reperit përgjigja e saj rreth ndarjes së tyre nuk ishte e vërtetë.
Dyshja u ndanë në tetor të vitit të kaluar dhe kanë një vajzë të vogël të quajtur, Hana, e cila është gjëja e vetme që i mban më afër artistët. /Telegrafi

Vendimi i Kushtetutës për Rashiq, reagon Basha: Përmban gabi...
Numërohen mbi 85 % e votave, ky është rezultati
Kurti: Rruga drejt çlirimit të Kosovës është e shtruar me gj...
Ish-ylli i Liverpoolit: Rënia nga forma e Salah ka ndodhur s...
Gjesti jep lajmin e madh për fansat, rikthehet nesër me proj...
Publikohen listat e barnave dhe materialit medicinal në Barn...