Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se si do të jenë temperaturat gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë.
IHK bën të ditur se gjatë ditës së mërkurë do të mbajë mot i qetë, me mjegull dhe kryesisht i vranët, kurse të enjten parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit, parashihet mot me ngrica të dobëta, por për shkak të lagështisë së lartë të ajrit, IHK thekson se ngasësit e makinave duhet të kenë kujdes në komunikacion.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë celsius deri 6 gradë celsius. Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, cilësia e ajrit gjithashtu mbetet në vlerat e pashëndetshme, për shkak të kësaj situate pasive meteorologjike.
Po ashtu do të fryjë erë e dobët nga verilindja.

Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...