Më 8 shkurt në Irlandë do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, para kabinetit të tij qeveritar bëri të ditur se pasdite pritet të fillojë shpërbërja e Parlamentit pasi fushatat zgjedhore tashmë kanë filluar.
Mediat lokale raportuan se Varadkar foli me liderin e partisë politike ‘Fienna Fail’, Micheal Martin, pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, duke informuar kreun kryesor të opozitës për qëllimin e tij për të kërkuar shpërbërjen e Parlamentit irlandez.
Partia ‘Fine Gael’ nën liderin e mëparshëm dhe ish-kryeministrin Enda Kenny fitoi 50 nga 158 vende në zgjedhjet e vitit 2016, duke humbur 26 vende. ‘Fienna Fail’ i rriti vendet e saj në 44 nga 20 sa i kishte në zgjedhjet e mëparshme ndërsa ‘Sinn Fein’ fitoi 23 vende.
Varadkar zëvendësoi Kenny-n si drejtues të partisë në vitin 2017.
Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti v...
Zgjedhjet e 7 qershorit, afro 100 mijë aplikime për votim ng...
Arrestohet një person në Ferizaj për lëndim të rëndë trupor ...
Carvajal dhe Real Madrid afër ndarjes
PZAP refuzon ankesën e opozitës serbe për moscertifikim për ...
Treni përplaset me autobus, të paktën tetë të vdekur në Tajl...