Kryeministri britanik Boris Johnson po mundohet prej kohësh ta bëjë realitet procesin e BREXIT-it dhe me sa duket fundi i muajit janarit është pikërisht koha kur gjithçka do të zgjidhet.
Ai dëshiron që me largimin nga Bashkimi Evropian të sjellë “lulëzimin e potencialit e Britanisë së Madhe”, që ekonomia vendase të arrijë koherencën me pjesën tjetër të botës, por deri tani duket se e gjitha ka pasur vetëm kosto, madje në nivele rekord, përcjell Telegrafi.
Një hulumtim i fundit nga Bloomberg ka arritur në përfundimin se kostoja ekonomike e BREXIT-it ka arritur në 170 miliardë dollarë, me një shtesë prej 90 miliardë dollarësh të përcaktuara për t’u shtuar deri në fund të vitit. Kjo bazohet në dëmin e shkaktuar në ekonomi gjatë tre viteve të fundit dhe me sa duket kostoja do të rritet edhe më shumë.
Deri sa edhe rritja botërore është ngadalësuar viteve të fundit, hulumtimi tregon se Britania e Madhe tashmë ka një ekonomi 3 për qind më të ulët se sa ajo mund të kishte qenë nëse marrëdhëniet do të ruheshin. Vendi do të largohet nga Bashkimi Evropian në fund të këtij muaji pas fitores vendimtare të Johnson në zgjedhjet e parakohshme, pasiguria që nga referendumi i vitit 2016, ende nuk është qartësuar.
Dan Hanson, ekonomist i Bloomberg ka theksuar se kostoja totale e BREXIT-it, deri në fund të vitit 2020 pritet të shkojë rreth 260 miliardë dollarë, ndërsa pasiguria vazhdon të rritë tarifën për kompanitë dhe konsumatorët.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit