Reperja shumë e përfolur, Loredana Zefi mbrëmë për herë të parë në në një intervistë për “N’drrimin e Natës” ka folur pas ndarjes nga Mozzik.
Duke qenë se ndarja e tyre bëri bujë të madhe në mediat gjithandej, Lori ka vendosur të tregojë se si qëndron e vërteta e tyre, shkruan portali arbresh.info
Loredana rrëfeu arsyet e ndarjes nga reperi Mozzik, i cili menjëherë pas intervistës reagoi me disa postime në Instagram. Mozzik iu drejtua ashpër reperes duke i thënë se në çdo rast ajo është duke e përdorur vajzën e tyre Hanën si ‘armë’ për tu viktimizuar dhe të nxjerrë veten si të pafajshme.


“Njeriu viktimizohet me shpresën që pastrohet e lirohet nga faji apo diçka tjetër” shkruan Mozzik.

Kujtojmë se çifti u ndanë në muajin tetor të vitit të kaluar dhe kanë një vajzë së bashku të quajtur, Hana. /arbresh.info/
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...