Florentino Perez e ka përshkuar Zinedine Zidanen si një bekim nga qielli pas triumfit në Superkupën e Spanjës.
Real Madridi e mposhti Atletico Madridin në finale, për ta rrëmbyer kështu trofeun e tretë më të rëndësishëm në Spanjë
Presidenti i madrilenëve ka thënë se Zidane është një njeri i trofeve dhe ai është shumë i lumtur me të.
Zinedine Zidane (Foto: Marca.com)
“Zidane ka shumë trofe dhe ne jemi shumë të lumtur me të. Shpresoj që ai të fitojë më shumë trofe”, ka thënë i pari i skuadrës spanjolle.
“Ai ka një raport dashurie me Real Madridi. Vendosi që të pushonte një vit dhe të kthehej këtu me shumë energji, Zidane është një bekim nga qielli”, ka shtuar më tej Perez.
Francezi është duke treguar se është një strateg tejet i zoti te mbretërit, pasi nga nëntë finale i ka ftuar po aq trofe. /Telegrafi/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...