Sipas një ankete të re, kryeministri britanik, Boris Johnson, është i vendosur ta largojë vendin e tij nga Bashkimi Evropian në kohën kur shumica e popullsisë janë kundër këtij veprimi.
Sipas anketës së realizuar nga organizata BMË, 52 për qind e personave që morën pjesë në sondazh e përkrahin qëndrimin e Britanisë në BE, ndërsa 48 për qind e përkrahin qëndrimin e kryeministrit për largimin nga Bashkimi Evropian.
Shumica e personave që morën pjesë në anketë gjithashtu presin që Brexit-i të sjellë ndikim negativ për ekonominë. Rreth 30 për qind e tyre besojnë se personalisht do të jenë në pozitë më të keqe pas largimit të Britanisë nga BE-ja.
Më shumë se 40 për qind e britanikëve duan që brenda dekadës së re ta kenë prapë mundësinë për të votuar që t’i bashkohen Bashkimit Evropian, ndërsa 15 për qind thanë se referendumi i dytë për Brexit-in duhet të mbahet brenda një viti.
Në referendumin e vitit 2016, 51.9 për qind e britanikëve kishin votuar për largim të vendin nga Bashkimi Evropian, ndërsa 48.1 për qind për qëndrim në BE, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.
Moti sot në Shqipëri me reshje shiu
Ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitare me Serbi...
IHMK paralajmëron reshje intensive për sot
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...