Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, ua ka bërë një ofertë serioze sindikatave të punëtorëve në lidhje me reformat në sistemin pensional, të cilat u kundërshtuan ashpër nga punëtorët e sektorit publik. Grevat e punëtorëve tashmë kanë hyrë në javën e pestë.
Philippe tha përmes një letre se është i gatshëm t’i tërheqë planet për ngritjen e moshës së pensionimit për pension të plotë, nëse përmbushen disa kushte të caktuara.
“Kompromisi që po e ofroj më duket se është rruga më e mirë për ta reformuar në mënyrë paqësore sistemin tonë pensional”, thuhet në këtë letër.
Ai e bëri këtë kompromis pas bisedimeve mes qeverisë dhe sindikatave tregtare, të cilat dështuan të premten.
Sindikata CFDT e mirëpriti këtë ofertë, duke thënë se ky kompromis e paraqet vullnetin e qeverisë për të gjetur një zgjidhje.
Oferta e qeverisë franceze erdhi në kohën kur dhjetëra mijëra punëtorë kanë protestuar në Paris. Pakënaqësi më të mëdha kanë shfaqur punëtorët e hekurudhave, por në protesta kanë marrë pjesë edhe punëtorët e sektorëve të tjerë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në rrezik për jetë
Tragjedia në Podujevë: Një i vrarë dhe dy të plagosura
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuh...
Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të...
Prokuroria konfirmon vrasjen e një personi në Majac të Poduj...
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...