Haradinaj kujton dëshmorët: Rexhep Mala e Nuhi Berisha ishin arkitektët e rrugës për çlirim

09:39 | 11 Janar 2020
A Z

Sot janë bërë 36 vjet që kur Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, nëpërmjet një postimi në Facebook ka kujtuar dëshmorët./arbresh.info/

Ja postimi i plotë:

Rexhep Mala e Nuhi Berisha ishin arkitektët e rrugës për çlirim.

Vite e shekuj do të kalojnë, e vepra e tyre atdhetare, do të përkujtohet me respektin më të madh nga secili shqiptarë.

Në 36 vjetorin e rënies së tyre heroike, ne nderojmë aktivitetin e tyre për liri, shpirtin e tyre militant e liridashës, vendosmërinë dhe qëndrimin e tyre deri në frymën e fundit.

Lavdi!

RH

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/1554768574647551/?type=3&theater

Shpërndaje në rrjete sociale