Për sulmuesin e Werder Bremen, Milot Rashica, pjesëmarja në Kampionatin Evropian me Kosovën do të ishte suksesi më i madh në karrierë.
“Ne do të bënim histori”, ka deklaruar Rashica gjatë një interviste për agjencinë gjermane të shtypit, dpa.
“Futbolli dhe ekipi kombëtar janë gjëra të mëdha në Kosovë. Kur luajmë atje, askush nuk shkon të punojë. Të gjithë janë në stadium ose qëndrojnë para televizionit”, vazhdoi Rashica, duke treguar për euforinë e futbollit në Kosovë.
Në pyetjen nëse Kosova mund të kualifikohet në EURO 2020, Rashica u përgjigj: “Unë mendoj se shanset atje. Nëse e shihni se si luajtëm në kualifikime dhe në Ligën e Kombeve, ne treguam se mund të vazhdojmë”.
Kosova ndeshjen e parë të Play Off e luan kundër Maqedonisë së Veriut në udhëtim më 26 mars, dhe në rast fitoreje, luan në finale kundër fituesit të përballjes Gjeorgji – Bjellorusi.
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...