Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç ka bërë të ditur se konferenca e donatorëve për Shqipërinë do të mbahet më 17 shkurt.
“Kjo konferencë bëhet në kuadër të tërmetit të tmerrshëm që goditi Shqipërinë. Ne duam të ndihmojmë në rindërtimin e Shqipërisë dhe sikurse e thashë, këtë do ta diskutojmë më 17 shkurt”, ka thënë Ursula von der Leyen.
Tërmeti i 26 nëntorit prej 6.2 shkallë të Merkalit ka lënë të vdekur 51 persona, 1192 objekte me dëmtime serioze dhe afro 10 mijë banorë të evakuuar nga zonat e goditura nga tërmeti.
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja